Guardiola zbarkon në Barcelonë për Lionel Messin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thuhet se është në Barcelonë për bisedime me Lionel Messin dhe klubin e tij të vjetër, duke lënë pas Interin, Juventusin dhe PSG-në.

Lista e skuadrave që mund të nënshkruajnë realisht me Messin është shumë e shkurtër, por Manchester City shquhet për shumë arsye.

Është ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, që po tundon Messin të shkëputet dhe t’i ribashkohet atij te Manchester City.

Sipas El Chiringuito, Guardiola u vërejt në Barcelonë natën e kaluar dhe është futur në bisedime me Messin dhe ish klubin e tij.

Në anën tjetër, Josep Maria Bartomeu nuk po pranon takim me Messin, duke thënë se takimi i vetëm mes tyre, do të ishte ai për vazhdimin e kontratës.


Shtuar 29.08.2020 14:05