Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë.
Por, së fundmi është zbuluar se Guardiola ka shumë mangësi nën drejtimin e automjeteve. Përgjatë katër viteve në Angli, Guardiola ka rezultuar një shofer i keq pasi ka hedhur në kosh 4 makina.
Deri më tani katalanasi ka përplasur një Mercedes i cili kushtonte 89.000 mijë euro, një Range Rover që kushtonte 167.000 mijë euro, një Bentley që kushtonte 222.000 mijë euro dhe së fundmi një Mini Cooper që kushtonte 33.000 mijë euro.
Një total shuma e makinave të dëmtuara shkon në 511.000 mijë euro, megjithatë fatmirësisht aksidentet kanë kaluar vetëm me dëme materiale.