Gruaja publikon video sensuale, Immobile bëhet xheloz (VIDEO)

Periudha e izolimit të çiftit Imobile vazhdon të ekspozohet në rrjetet e tyre sociale, me sulmuesin e Lacios që luan video lojëra dhe gruan e tij Xhesikan që kënaqet me kërcime sensuale në “Tik Tok”.

Videot e postuara së fundmi nga dyshja i tregon ata teksa argëtohen me kushte karantine dhe ajo që bie më shumë në sy janë kërcimet tepër sensuale të 29 vjeçares italiane që nuk janë kaluar lehtë nga fansat e shumtë të saj.

Por, video e fundit ishte aq sensuale sa që e ka bërë xheloz Imobilen, sepse ai i ka kërkuar të ndalojë këto video. “Qetësohu me këto video Tik Tok,” i shkruan në koment ai.


Shtuar 25.04.2020 14:43