“Grua pa ndjenja”, Maxi Lopez akuzon sërish Wanda Narën

Wanda Nara ka mohuar që ndokush në familjen e saj, përfshirë Mauron dhe fëmijët, të jenë pozitive me COVID-19. “L’Equipe” shkruante se sulmuesi argjentinas ishte infektuar, sikurse kishte ndodhur edhe me futbollistë të tjerë si Neymar, Di Maria, Paredes, Keylor Navas dhe Maurqinhos.

Këto lajme e kanë shqetësuar sulmuesin Maxi Lopez, i cili ka reaguar gjatë programit televiziv “Los Angeles de la Manana”. Sigurisht akuzat për Wanda Nara nuk kanë munguar.

“Jam i indinjuar, ajo është një grua pa ndjenja. Unë kam dy fëmijë pozitivë për shkak të kësaj. I thashë asaj të mos shkonte në Ibiza, pasi të gjithë që shkojnë atje kthehen pozitivë. Gjithsesi ajo shkoi. Nëse ajo nuk i kuptonte rreziqet e atyre pushimeve, kush mund t’i kuptonte?”, është shprehur Lopez.


Shtuar 5.09.2020 14:44