Futbollisti i Shqipërisë Eros Grezda ka gjetur golin në javën e tretë të kampionatit kroat.
25-vjeçari barazoi sfidën me kampionët në fuqi të Kroacisë Dinamo Zagrebin në minutën e 48-të të takimit.
Ky është goli i parë në këtë sezon për Grezdën. Futbollisti nuk u grumbullua sërish nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja.
Me golin e sotëm, Grezda lë pas historinë e dënimit pas gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë me Rijekën në 31 maj.
Ai goditi lojtarin rival Çolak duke pretenduar se e kishte fyer në ndjenja kombëtare. Por, goli i sotëm mund të bindë Rejën që në ndeshjet e ardhshme t’i besojë Grezdës.