Goli i pësuar nga Lituania, Lala komenton veprimin e Hysajt

Legjenda e kombëtares shqiptare, Altin Lala ka komentuar për “Panorama Sport” rastin e Hysajt te goli dhe ka përgjigje për cilindo që hamendëson moslargimin e sferës nga ana e mbrojtësit shkodran.

Hysaj shihej si njëri nga fajtorët, së bashku me portierin Thomas Strakosha e mesfushorin Klaus Gjasula, për humbjen 0-1 të pësuar nga Lituania në “Air Albania Stadium”.

“Tani mbrapa duket që mund ta kishte larguar me këmbën e djathtë, me trinën e jashtme. Por, ai donte që ta hiqte nga ana tjetër. Pastaj, mos harroni që bëhet fjalë për një veprim në të qindtat e sekondës”, tha Lala.

“Ai donte që ta hiqte gjithsesi topin, por i doli pak ters. Edhe fushën nuk e shoh shumë të mirë. Nuk e di çfarë ndodh, por çdo herë ka probleme aty. Kjo është një temë tjetër, por në gjysmë metri fushë del ai bari në atë formë dhe mendoj se duhet gjetur një zgjidhje”, tha Lala.


Shtuar 10.09.2020 11:33