Goditje e rëndë për Atleticon, Felix probleme me ligamentet e gjurit

Skuadra e Atletico Madrid ka marrë një goditje të rëndë në seancën e sotme stërvitore.

Ylli portugez i kësaj skuadre, i cili kushtoi plot 120 milionë euro, ka pësuar një dëmtim jo edhe aq të lehtë.

‘Marca’ shkruan se lojtari ka zgjatur ligamentet e gjurit dhe pritet të humb rinisjen e planifikuar të sezonit.

Lojtari prite të mungojë deri në tri javë, pasi dëmtimi është i shkallës më të ulët, dhe nuk pritet të mungojë në ndonjë ndeshje, përveç asaj të parës.

Diego Simeone nuk kishte planifikuar ta aktivizonte Felix edhe nëse ai do të ishte gati, kundër Bilbao.


Shtuar 25.05.2020 13:44