Juventusi ka vepruar shpejt dhe ka arritur një akord me agjentin e Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian do të largohet nga Barcelona pas gjashtë viteve të kaluara në “Camp Nou”.
Kampionët e Italisë janë gjatë gjithë verës në kërkim të një qendërsulmuesi dhe ia kanë dalë të bindin lojtarin e njohur. Sportmediaset raporton se 33-vjeçari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare dhe do të përfitojë rreth 10 milion euro neto në sezon.
Tani është pjesa me e vështirë, gjetja e një akordi me Barcelonën. Suarez ka edhe një vit kontratë me klubin katalanas, që nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij.
Gjithsesi, drejtuesit e Juves janë plot besim se nuk do të vuajnë për të arritur marrëveshjen finale me homologët spanjollë, sidomos pas asaj të arritur me lojtarin.