Godin bën “valixhet” gati, Interi gjen zëvendësuesin

Diego Godin mund të largohet nga Inter.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se mbrojtësi uruguaian është i pakënaqur në Giuseppe Meazza ku ka humbur statusin e titullarit në javët e fundit.

Andaj, ai është duke konsideruar të ardhmen e tij në Milano.

Gjithnjë sipas “Tuttosport”, Inter ka identifikuar përforcimin e ri në mbrojtje në rast të largimit të Godin.

Trajneri Antonio Conte do të kërkojë transferimin e mbrojtësit të Parmës, Matteo Darmian, nëse Godin vendos të ndahet nga Inter.


Shtuar 8.01.2020 12:41