Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të luhen pa kohë shtesë

Futbolli italian rifillon me Kupën e Italisë, ndërkohë që pritet të zyrtarizohet vetëm orari i dy gjysmëfinaleve. Dy sfidat e kthimit duket e sigurt që do të luhen pa kohën shtesë, një ndryshim ky i formatit për të shmangur sforcimin fizik për lojtarët, që po kthehen nga një ndalesë e gjatë disamujore për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Liga do të zyrtarizojë programin dhe do të konfirmojë formatin pa kohë shtesë. Në rast të një rezultati identik me atë të ndeshjes së vajtjes, ekipet shkojnë direkt te gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar se cila do të hyjë në finale.

Skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë janë të kënaqura nga ky vendim, sepse i frikësohen një nisjeje të lodhshme dhe me dëmtime. Milani, Juventusi, Inter dhe Napoli do të shmangin një 30-minutësh shtesë në dy sfidat që do të luhen të premten (Juventus-Milan) dhe të shtunën (Napoli-Inter) në mbrëmje.


Shtuar 10.06.2020 11:06