Gjithçka e mbyllur, ky është ekipi i parë i Barcelonës për këtë sezon me numrin “9” që do ta mbajë ky lojtar

Merkatoja mbaroi mbrëmë në mesnatë. Klubi i Barcelonës dështoi që të transferonte futbollistin holandez, Memphis Depay dhe mbrojtësin spanjoll, Eric Garcia.

Klubi katalunas në ekipin e parë në momentet e fundit regjistroi tre futbollistë: Riqui Puigi, Araujon dhe Matheus Fernandes.

Pjesë e ekipit të parë do të jetë edhe sulmuesi, Martin Braithwaite. Ai do ta bartë numrin 9, që sezonin e kaluar e kishte Luis Suarezi.

I vetmi futbollist, që është tipik sulmues qëndror tek Barcelona është Martin Braithwaite.


Shtuar 6.10.2020 12:26