Gjesti i mrekullueshëm i Portos fiton vëmendjen e të gjithëve

Rikthimi i futbollit në fushë nuk doli të jetë gjëja më e mirë për Porton, që u mposht 2:1 nga Famalicao.

Por, Porto u përkujdes të dërgojë një mesazh të madh në këtë ndeshje.

Sponsori i Portos, ‘Super Bock’, ka pranuar që t’i ndryshohet emri në fanellë në ‘Super Doc’ (Super doktorët), si shenj mirënjohje dhe respekti për gjithë stafin mjekësorë për punën e bërë gjatë kohës së pandemisë.

Një akt vërtetë mahnitës, si nga Porto ashtu edhe nga sponsori i tyre.


Shtuar 4.06.2020 08:37