Gjest për t’u vlerësuar nga Mesut Ozil, ja çfarë ka bërë mesfushori i Arsenal

Mesut Ozil ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm, duke treguar zemërgjerësinë e tij.

Mesfushori 31 vjeçar ka ofruar të rimbursojë Arsenalin me pagën e plotë të Jerry Quy në mënyrë që ish-punonjësi i klubit, i cili punonte si maskotë zyrtare e “Topçinjve”, të kthehet në punë.

Quy punonte prej 27 vitesh te Arsenal, para se të dilnin raportet se ai ishte bërë i tepërt dje, me Arsenalin që shpenzoi 45 milionë £ për të nënshkruar me Thomas Partey të Atletico Madrid vetëm disa orë më vonë.

“Unë isha aq i trishtuar që Jerry Quy ‘maskota’ jonë e famshme e besnike e ‘Gunners’ dhe pjesë integrale e klubit tonë u bë i tepërt pas 27 vitesh. Kështu, unë kam vendosur të rimbursojë pagën e plotë për djalin tonë të madhe të gjelbër për sa kohë do të jem lojtar i Arsenalit”.

Arsenal njoftoi në gusht se kanë planifikuar të shkarkonin 55 anëtar nga puna për shkak të pasojave financiare të shpërthimit Covid-19, me Quy që humbi punën si maskotë.


Shtuar 6.10.2020 16:43