Gjest i madh, tifozët e Dinamos u vijnë në ndihmë bashkëqytetarëve të prekur nga tërmeti

Kreqyteti kroat, Zagrebi po përjeton një situatë të tmershme. Sikur të mos mjaftonte përhapja e pandemisë së koronavirusit, ditën e sotme pak para orës 7 ata janë goditur nga një tërmet me fuqi 5.4 të shkallës rihter.

Përveçëse janë regjistruar dëme të shumta kjo situatë ka sjellë panic tek njerëzit, të cilët nuk dinë nga të ruhen më parë.

Pikërisht një gjest për tu duartrokitur kanë bërë tifozët e Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys”.

Këta të fundit janë organizuar dhe kanë ndihmuar në shpërndarjen e ilaçeve në një nga spitalet e Zagrebit, ku qëndrojnë të prekurit nga Koronavirusi. Por nuk ka përfunduar këtu.

Tifozët u mblodhën sërish pas goditjes nga tërmeti në vendin e tyre, për t’i ardhur në ndihmë zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile, të pajisur të gjithë me maska.

Gjithashtu disa prej tyre shkuan edhe në maternitetin e kryeqytetit kroat për të ndihmuar edhe aty në këtë moment të vështirë që po kalon vendi.


Shtuar 22.03.2020 14:30