Nëna e tre fëmijëve të Floyd Mayweather, Josie Harris, është gjetur nga policia e vdekur në makinën e saj.
Ajo u gjet në Valencia (Kaliforni) mbrëmjen e së martës, ndërsa vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.
Harris, 40 vjeç, u shpall e vdekur në vendngjarje.
Mayweather qëndroi dy muaj në burg në vitin 2010, pasi u dënua për dhunë të ushtruar ndaj Harris.
“Isha një grua e dhunuar. Më erdhi turp kur e thashë se isha grua e dhunuar. U turpërova. Ndihesha sikur ishte faji im. Pyesja veten se çfarë bëra. Në atë kohë nuk e dija çfarë ishte një grua e dhunuar. Tani e di që kam qenë një viktimë e dhunës në familje”, tha ajo në një intervistë në vitin 2014.
Ata janë prindër të tre fëmijëve Koraun, Zion Shamaree dhe Jirah.
Mayweather ka edhe një fëmijë të katërt me një grua tjetër.
Ata kanë qenë në një lidhje nga viti 1995 deri në vitin 2010.