Gjashtë lojtarët që Ronaldo mendoi se mund ta pasojnë suksesin e tij, kush ishin dhe ku gjenden tani?

Cristiano Ronaldo di shumë gjëra në lidhje me atë që do të thotë të jesh lojtari më i mirë në planet, duke fituar pesë herë Topin e Artë, por kush mendon se ka potencial për ta pasuar atë si më i miri në botë?

Me Ronaldon që po shkon drejt fundit të karrierës së tij, ai po ruan vëmendjen e talentit të mundshëm që po ngrihet e të cilët kërkojnë të zënë vendin e tij si më i miri në botë.

Kështu, Ronaldo gjatë vitit 2017 u pyet nga një reporter se kush mund ta zëvendësoj atë dhe portugezi emëroi gjashtë lojtarë.

“Një pyetje shumë e mirë. Unë shoh disa me potencial të madh”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Daily Mail.

“Asensio, Mbappe, Neymar, Dembele, Hazard, Rashford, dhe disa të tjerë”.

“Në gjeneratën e ardhshme ka të paktën 10 lojtarë me potencial shumë, shumë të madh”, përfundoi ylli portugez.


Shtuar 29.04.2020 14:21