Giroud del hapur: Bëra gjithçka për tu larguar nga Chelsea

Giroud ishte një nga emrat më të lakuar gjatë merkatos së janarit, vetë francezi ka zbuluar disa detaje.

Ylli francez i Chelsea lidhej me një transferim tek Inter, por ky transferim nuk u finalizua në merkaton e dimrit.

Giroud nuk ka hapësirat e tij te Chelsea dhe kjo gjë nuk i pëlqen. Madje, lojtari ka thënë se ka bërë maksimumin për t’u larguar nga skuadra e Chelsea gjatë merkatos së janarit.

“Edhe unë pash vetën diku tjetër, t’iu them të vërtetën. Kalova në gjashtë muaj të komplikuar. Për këtë arsye provova të largohesha në janar” ka thënë Giroud.

“Bëra gjithçka për t’u larguar. Në fund, me rrethanat, Chelsea nuk më lejoi të largohesha. Kushti i vetëm për largimin tim ishte nëse vinte një zëvendësues” ka zbuluar francezi.

Pasi dështoi të largohet nga Londra Perëndimore, Giroud i është shpaguar puna e mirë, duke bërë që lojtari të startojë në katër ndeshjet e fundit me Chelsea. Shkak për këtë mund të jetë edhe lëndimi i Tammy Abraham dhe forma e dobët e Mitchy Batshuayi.


Shtuar 8.03.2020 13:54