Gerrard nuk e ka të sigurtë ç’do të ndodhë me të ardhmen e tij

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, nuk e ka të sigurtë të ardhmen të skuadra e tij pasi rezultatet nuk janë shumë të kënaqshme.

Rangers janë eliminuar nga Kupa e Skocisë, gjatë humbjes së pësuar të shtunën, kundër Hearts.

Pas kësaj ndeshje, Gerrard ka thënë se do ta konsiderojë rolin e tij në klubin e Rangers, duke lënë të hapur mundësinë për dorëheqje.

“Jam shumë i zhgënjyer. Është pika më e ulët që jam ndjerë që kur kam ardhur në këtë punë. Performanca ishte askund afër të mirës” ka thënë Gerrard.

“Unë duhet të mendoj. Plani është të kemi një ditë pushim të dielën. Por, duhet të mendoj shumë për atë se ku jemi. Do të mendoj seriozisht në 24 orët e ardhshme” ka shtuar ikona e Liverpool.

Gerrard dhe skuadra e tij qëndrojnë keq edhe në Superligën skoceze, me 12 pikë më pak sesa Celtic.


Shtuar 1.03.2020 10:11