Gatuzo nuk heq dorë nga Hysaj, shkodrani kapiten ndaj Bolonjës

Këtë verë i duhet të zgjedhë nëse do të rinovojë me Napolin, apo do të vendosë të provojë një tjetër eksperiencë, pas pesë sezonesh në “San Paolo”.

Me ardhjen e Gatuzos në krye të stolit të Napolit, Hysajt po i bëhet çdo ditë e më vështirë të marrë një vendim, duke parë se trajneri po i jep shumë besim dhe po mundohet t’i kthejë mendjen.

Ditën e sotme te Napoli mungon kapiteni Insinje dhe shiriti i është besuar shkodranit të kombëtares sonë, shkruan Vipsport.al.

Një veprim shumë domethënës ky i Gatuzos, që dëshiron të tregojë çdo ditë e më shumë se Hysaj i përshtatet karakterit të tij dhe e do në skuadër për të synuar objektivat e sezonit të ardhshëm.


Shtuar 15.07.2020 19:05