Gattuso pranë rinovimit me Napolin

Gennaro Gattuso duket se ka gjetur marrëveshje me Napolin.

Napoli dhe Gennaro Gattuso kanë gjetur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit, bëjnë të ditur mediet italiane.

Gattuso thuhet të jetë pajtuar për një kontratë që tashmë do të skadojë në qershor të vitit 2023.

Trajneri thuhet të ketë takuar këtë pasdite presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Paga e Gattuso thuhet se do të jetë 1.6 milionë euro për sezon, plus bonuset.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të zyrtarizohet së shpejti nga skuadra.


Shtuar 10.08.2020 16:20