Gasperini i entuziazmuar: Bëmë një kryevepër, mëkat që u dëmtua Gjimshiti

Xhanpiero Gasperini përqafon të gjithë që i dilnin përpara, pasi ajo që bëri mbrëmë nuk ishte një vepër e bukur, por një kryevepër, siç e pranon trajneri i Atalantës.

“Tre gola avantazh ndaj një ekipi si Valencia janë një rezultat fantastik, i cili na lejon me të drejtë që të festojmë dhe gëzojmë. Por tani këtë kryevepër duhet ta kompletojmë në ndeshjen e kthimit, sepse bëmë një ndeshje fantastike”, tha fillimisht tekniku i zikaltërve.

Përsa i përket mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitit, i cili u dëmtua gjatë nxehjes dhe nuk luajti kundër spanjollëve, Gasperini theksoi: “Mëkat që e humbëm Beratin gjatë nxehjes, por Kaldara e zëvendësoi në mënyrën më të mirë, ndonëse në disa raste u drodhëm jo pak prapa”.


Shtuar 20.02.2020 08:11