Gana në zi, autobusi më futbollistët e të rinjve përfundon në lumë, konfirmohen 6 viktima

Gana është zgjuar me lajme të hidhura.

Një autobus që po transportonte lojtarët e rinj të Ganës është aksidentuar duke përfunduar në lum, gjatë së shtunës.

Gjashtë lojtarë të rinj ganezë janë konfirmuar të vdekur, konfirmon Federata e Futbollit të Ganës.

Aksidenti ka ngjarë në rrugën Kumasi-Offinso, në regjionin Ashanti të Ganës.

“Lidershipi i GFA dhe NJC kanë mësuar për vdekjen e gjashtë lojtarëve të rinj, gjatë së shtunës, 18 shtator, 2020, në Offinso, afër Kumasi, në regjionin Ashanti”, njofton GFA.

Ky lajm ka trishtuar të gjithë botën e futbollit.


Shtuar 20.09.2020 06:18