Gafa të portierëve, Partizani dhe Bylisi ndajnë pikët (VIDEO)

Partizani është ndalur përsëri në barazimin nga Bylisi në “Air Albania Stadium”.

Të kuqtë e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë fillimisht me Cordeiron në minutën e 4′ dhe me Cinarin në minutën e 19′. Në të dy golat portieri i Bylisit, Isli Hidi ishte fajtor.

Bylisin do ta kthente në lojë goli i Nephe në minutën e 30′.

Rezultain 2-1 do të ishte përfundimtari për 45 minutat e para. Pjesa e dytë nisi me një Bylis me ofensiv dhe një Partizan që priste të iknin minutat.

Miqtë do të trondisnin vendasit at’herë kur gjithcka u duk e mbyllur. Guindo do të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 86′ pas një dalje të gabuar të Hoxhës.

Rezultati 2-2 do ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes i cili padyshim kënaq miqtë dhe zhgënjën Partizanin. /albeu.com/


Shtuar 22.02.2020 18:11