Futbollisti ironizon Ramën: Më të sigurt në stadium apo te Liqeni për masat ndaj coronavirusit? (FOTO LAJM)

Sherif Kallaku, lojtari i Teutës dhe njëkohësisht kapiteni i ekipit kombëtar U21, ashtu si dhe shumë futbollistë dhe personazhe të sportit, i bën thirrje qeverisë të lejojë futbollin e luajtur.

Në një reagim në profilin e tij në “Instagram”, me anë të bashkimit të disa fotove, ai ka bërë një krahasim me stërvitjen e Teutës duke respektuar rregullat e sigurisë me xhiron e qytetarëve ditën e sotme nga liqeni.

“Siç e shikoni nga këto tri pamje, në njërën stadiumi i Durrësit, katër persona respektojnë distancat në 10 mijë metra katrorë. Tjetra “E Diela Shqiptare” dhe tjetra liqeni në mëngjes: ku ndjeheni më të sigurt, në një stadium që është i detyruar të respektojë rregullat e FIFA apo UEFA… apo… Nuk ka nevojë ta krahasojmë fare… Hapni futbollin!”, shkruan futbollisti i Teutës.


Shtuar 3.05.2020 21:50