Futbollisti i Juventusit dhe e dashura e tij u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë

Futbollisti i Juventusit, Douglas Costa dhe e dashura e tij Nathalia Felix u kanë ardhur në ndihmë personave të cilët janë në kushte të vështira gjatë pandemisë së koronavirus, në vendlindjen e tij Brazil.

Makina e mesfushorit brazilian ishte e mbushur plot me me furnizime, siç shihet në fotot e publikuara nga bukuroshja braziliane, të cilat ajo i shoqëron me vargje nga bibla.

“Përmbledhja e ditës tonë. Po ndihmojmë njerëzit në nevojë. Çfarëdo që bëni, duhet ta bëni me gjithë zemër, sikur po punoni për zotin dhe jo për njerëzit,” shkruan Feliks në Instagram.


Shtuar 7.04.2020 19:56