Përhapja me shpejtësi të madhe e Covid19 ka bërë që kampionatet të suspendohen, madje të rrezikojnë që të anulohen krejtësisht.
Një nga opsionet në tavolinë është që të vazhdohet me ndeshjet që luhen me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.
Por, çfarë thoshte legjenda Johan Cruyff për tifozët? Cila është rëndësia e tyre? Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët që fliste holandezi dikur, për të kujtuar rëndësinë e tifozëve.
“Gjëja më e rëndësishme për futbollin janë tifozët, që njerëzit të kthehen në shtëpi të lumtur. Është koha e tyre e lirë, dhe ne duhet t’iu japim diçka për ta shijuar”, ishin fjalët e Cruyff dikur, transmeton lajmi.net.
Pra, futbolli rrezikon të humb një prej pjesëve më të bukura të tij. Tribunat e mbushura. Brohoritjet. Pasionin e emocionet.