FSHF vendos 3 qershorin për rifillimin e sezonit

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua një takim mes drejtuesve të këtij institucioni dhe presidentëve apo drejtuesve të klubeve të Kategorisë Superiore, ku tema e diskutimit ishte miratimi i protokollit për rinisjen e kampionatit.

FSHF-ja ka vendosur datën 3 qershor për rifillimin e kampionatit, teksa tashmë pritet miratimi nga ana e qeverisë.


Shtuar 13.05.2020 10:56