“France Football” plas bombën: Juventusi transferon Neuerin

Neuer është pjesë e Bayernit që nga viti 2011, kur ai u transferua te gjigantët e Bundesligës nga Schalke.

France Football tani raporton se 33-vjeçari mund të largohet nga Bayern në fund të sezonit.

Neuer ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij me Bayernin dhe raportohet që mund të zgjedhë të transferohet jashtë Gjermanisë.

Destiancioni i tij i preferuar është Italia, kurse ekipi, Juventusi.

Vlen të theksohet se Bayerni veç se ka transferuar një portier, Alexander Nubel – i cili do të arrijë tek Bavarezët në verë.


Shtuar 27.04.2020 13:46