Formacionet zyrtare të supersfidës, Tottenham-Manchester United

Para ndalesës së futbollit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, “Djajtë e kuq” kishin arritur një formë mjaft të mirë në kampionat, ndërsa Tottenham nga ana tjetër ishin në vështirësi.

Sfida është e rëndësishme për të dy skuadrat, me United që synon një vend në Champions League, e nga ana tjetër Spursat kërkojnë të kapin Europën.

Ndeshja filllon në orën 21:15.

Formacionet zyrtare:

Tottenham Hotspur: Lloris, Aurier, Dier, Sanchez, Davies, Winks, Sissoko, Lamela, Bergwijn, Son, Kane.

Manchester United: De Gea, Wan – Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, McTominay, Fred, Fernandes, James, Martial, Rashford.


Shtuar 19.06.2020 18:39