Formacionet zyrtare Laçi-Teuta, luhet për Europën

Me rifillimin e kampionatit në Shqipëri, rikthehen edhe sfidat interesante dhe shumë të luftuara, siç janë edhe ato të ditës së sotme.

Një nga këto sfida është edhe ajo mes Laçit dhe Teutës, e cila do të luhet ditën e sotme duke filluar nga ora 17:00.

Të dy trajnerët do të kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve nga kjo ndeshje, dhe pritet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat.

Skuadrat janë përgatitur në maksimum në këto kohë dhe do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, duke ditur se kanë pak a shumë objektiva të njëjta siç është kualifikimi në Europë nëpërmjet kampionatit.

Trajneri i Laçit, Armando Cungu ka vendosur ta nisë me kryegolashënuesin e Superiores, Nuabueze nga stoli, për të startuar me Grecën në sulm.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Vecaj, Greca. Trajner: Armando Cungu.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Çyrbja, Hebaj. Trajner: Edi Martini
GJYQTARË: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Nertil Bregasi, Olsid Ferataj.


Shtuar 3.06.2020 14:42