Formacionet zyrtare, Kukësi-Luftëtari

Kukësi nis operacionin e “kapjes” së Tiranës ditën e sotme ndaj Luftëtarit. Janë publikuar edhe formacionet e kësaj ndeshje, me Kukësin, që konfirmon mungesën e Rrocës.

Në formacion nuk është as Obanor, i dënuar me kartonë dhe Limaj, i cili është bashkuar me skuadrën vetëm ditët e fundit dhe nuk ka gjendjen e duhur fizike për të luajtur.

Luftari nga ana tjetër vjen në “Elbasan Arena” me mungesën e kapitenit Demo dhe Açka, i cili ka pasur probleme me riatdhesimin. Pjesa tjetër e formacionit është e gatshme dhe do të zbresin në fushë, me qëllimin për të surprizuar Kukësin.

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Kotobelli, Musolli, Musta, Et’hemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj

Luftëtari: Shala, Çela, Duka, Kukaj, Mehmetllari, Lala, Dragoshi, Hyseni, Dushkaj, Lika, Çela


Shtuar 3.06.2020 14:51