Një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, Thiago Alcantara, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Borussia Dortmund.
Raportimet kanë qenë të shumta për një lëndim të tijin, por sot, trajneri i Bayern, Hansi Flick ka konfirmuar gjithçka për situatën e tij.
“Thiago Alcantara nuk është stërvitur sot, ai për fat të keq do të jetë jashtë për këtë ndeshje”, ka thënë Flick. “Do të doja të mbaja sekret pjesën e formacionit”.
“Jerome Boateng do të jetë i gatshëm për lojë. Do të doja të ishte edhe Thiago, por për fat të keq nuk është kështu”, ishin fjalët e trajnerit të bavarezëve.
Mbetet të shihet se kush do të zë vend në mesfushën e Bayern, me rastin e mungesës së Thiago Alcantara.
