Rinisja e Bundesligës është një lajm i shkëlqyer dhe bën një tjetër hap drejt rifillimit gradual të tij, i cili nuk do të jetë normal deri sa tifozët të kthehen në stadium” , ky është mendimi i i presidentit të La Liga, Javier Tebas, i cili synon të rifillojë kampionatin Spanjoll në qershor.
“Jemi të lumtur që Bundesliga ka marrë dritën jeshile, si dhe për kampionatin në Poloni, Danimarkë, Portugali dhe Izrael – komentoi Tebas – Ne po punojmë për të rifilluar La Ligën së shpejti, dje dhe sot kemi filluar me testet mjekësore. Ky është një lajm i mirë për futbollin evropian dhe për kthimin në normalitet pas kësaj krize “, u shpreh Tebas.