Fjalët e para të Koeman si trajneri i Barcelonës

Barcelona tashmë dhe zyrtarisht ka firmosur kontratë 2-vjeçare me teknikun holandez, Roland Koeman.

Pas një zhgënjimi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Bayernit që e humbën në 2-8, Barcelona ka shkarkuar tekniku e saj, Setien.

Gjatë deklaratës për media, Koeman i premtoi tifozëve të Barcelonës se skuadra e tyre do të forcohet edhe më shumë për sezonin e ri.

“Të gjithë e dinë se Barcelona është shtëpia ime”, tha fillimisht Koeman.

“Ne duhet të bëjmë ndryshime, një gjë nuk mund ta humb krenarinë e skuadrës. Ne duhet të punojmë shumë që Barça të jetë e fortë, megjithëse Barcelona është akoma skuadra më e madhe në botë”, tha Koeman.


Shtuar 19.08.2020 17:13