Fituan Kupën e 8, klubi feston me 10.000 tifozë në stadium në kohë pandemie (VIDEO)

Festë e çmendur bashkë me tifozët dhe fitimi i Kupës së tetë në historinë e klubit.

E mërkura ka qenë një fantastike dhe magjike për Honved, që në Budapest ka ngritur trofeun pasi mundi në finale skuadrën e Mezokoveszd 2-1, në një ndeshje që dhuroi tri gola dhe emocione deri në fund.

Edhe pse masat e distancimit social duhet të ishin rrespektuar, kjo nuk ka ndodhur aspak dhe protokolli është shkelur me të dy këmbët, si në festimet e golave, ashtu edhe në fund, kur bashkë me tifozët e Honvedit, ekipi kuqezi ka festuar dhe është dëfryer, në sektorin pas porte.

Në fushë zbriti edhe shqiptari Naser Aliji, edhe pse pesë minuta në fund. Distancimi social? Aspak! Pandemia në Hungari duket se nuk ka ekzistuar kurrë.


Shtuar 4.06.2020 12:19