Fitore minimale ndaj Granadës, kjo është deklarata e Setien

Quique Setien ishte i kënaqur me atë se si ndeshja e tij e parë si trajner i Barcelonës shkoi, ndërsa ata mposhtën Granada 1-0 të dielën në mbrëmje.

Lionel Messi shënoi golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e dytë, pasi mikpritësit dominuan në posedim.

“Unë mendoj se ishte një ‘e mirë’ “, tha Setien kur u pyet se si do ta vlerësonte performancën e ekipit të tij.

“Ndoshta ne kemi pasur pak bindje në pjesën e parë. Granada u mbrojt shumë mirë, dhe nuk ishte e lehtë”.

“Për më tepër, ishte një ditë e pakëndshme, me erë, një vend të thatë dhe kjo ndaloi qarkullimin [e topit]”.

“Jam i lumtur sepse pranuam vetëm një goditje në pjesën e parë dhe gjuajtja që goditi shtyllën në pjesën e dytë erdhi nga humbja [e posedimit] tonë”.


Shtuar 20.01.2020 14:31