Fitoi për herë të 6 Championsin, Bayern thyen tabu

Suksesi madhështor i Bayernit në Ligën e Kampioneve shënon një tjetër arritje të jashtëzakonshme për kampionët më të rinj të Europës.

Skuadra e Hansi Flick, e cila mundi të pushtojë kontinentin e vjetër pas 7 vitesh mungesë bëhet i pari ekip në histori që fiton të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampioneve në një sezon.

Për shkak të ndryshimit të formatit të ndeshjeve me eliminim të Ligës së Kampioneve këtë sezon, Bayerni luajti në total 11 ndeshje, por si asnjëherë më parë, ata bëhen ekipi i vetëm që tregohen absolutë në të gjitha takimet e këtij sezoni, që pati një fund të merituar për gjermanët.


Shtuar 24.08.2020 06:15