Ardhja dhe shkëlqimi i Theo Hernandezit te Milani e ka lënë në hije Ricardo Rodriguezin.
Zvicerani ishte shumë pranë largimit drejt Fenerbahçes në Turqi, por gjërat tashmë kanë marrë kah tjetër.
Federata Turke e Futbollit ia ka ndaluar transferimet skuadrës së Vedat Muriqit për këtë afat kalimtar.
“Federata Turke na ka informuar se ne nuk mund të blejmë lojtarë,” tha presidenti i klubit nga Stambolli, i cili tashmë ka njoftuar se do të apelojë.
Nëse gjërat nuk ndryshojnë dhe nuk pranohet apeli, atëherë Rodriguezi do të vazhdojë të mbetet në “San Siro”.
27-vjeçari u transferua në Milan në vitin 2017 nga Wolfsburgu, ku deri në këtë sezon ka qenë titullar i pazëvendësueshëm.