Neymar ka deklaruar se fitimi i Ligës së Kampionëve është diçka speciale, por triumfi me PSG, do të thotë të krijosh histori.
Të dielën, me fillim nga ora 21:00, PSG dhe Bayern Munich zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve, dhe në prag të kësaj ndeshje, sulmuesi brazilian ka dhënë komentin e tij.
“Fitimi i Ligës së Kampionëve është diçka speciale, por fitimi i saj me PSG do të thotë të krijosh histori”, ka deklaruar Neymar.
“Ne kurrë nuk kemi qenë më afër sesa jemi tani, por duhet të ruajmë përqendrimin tonë”.
“Ndeshja e nesërme kundër Bayern Munich do të jetë një provë shumë e rëndësishme për ne, duhet të jemi të përgatitur për këtë”.