Finalja e Champions luhet në Lisbonë, garë mes stadiumit të Benficës dhe Sportingut

Qyteti i Lisbonës pritet që të organizojë finalen e Ligës së Kampioneve.

Finalja e Champions për klube ishte përcaktuar që të mbahej në Stamboll më 30 maj, por shkaku i coronavirusit UEFA anuloi të gjitha takimet.

Sipas Bild raportohet se nga Stambolli kanë refuzuar që të organizojnë tani finalen, shkaku që tifozët nuk do të jenë të pranishëm dhe nuk do të ketë fitime për ta.

Moska ka kërkuar nga UEFA që të organizojë finalen, mirëpo presidenti Aleksander Ceferin e ka refuzuar një ide të tillë shkaku i numrit të madh të rasteve me coronavirus atje.

Edhe në Gjermani kanë kërkuar që të organizojnë finalen, por që ata mund të marrin vetëm atë të Europa League.

Portugalia nuk ka asnjë skuadër në garë dhe numri i rasteve me coronavirus ka rënë.

Stadiumi i Benficas, “Estadio da Luz” kishte organizuar finalen e vitit 2014 që e kishte fituar Real Madridi, teksa stadiumi Jose Alvalade i Sporting Lisonës është një tjetër opsion.

UEFA pritet që 17 qershor të vendosë se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, derisa gara pritet të rikthehet në muajin gusht dhe po në atë muaj të përfundohen të gjitha ndeshjet.


Shtuar 7.06.2020 17:54