Karriera e yllit të Mancheste City dhe kombëtaren Angleze mund të marrë një goditje nga momenti në moment. Festa me dy prostituta në një kohë kur e gjitha bota është e izoluar nga koronavirusi ka “nevrikosur” tej mase trajnerin e kombëtares së “tre luanëve”.
Manchester City ka hapur një hetim të brendshëm për lojtarin, me një gjobë e cila pritet të kalojë 200 mijë euro.
Sidoqoftë, ndëshkimi mund të ishte shumë më i rëndë për sa i përket karrierës së Walker me Anglinë, pasi thuhet se ai nuk do ta vesh kurrë fanellën e Tre Luanëve.
Sipas The Star, Southgate është ‘lënë pa zgjidhje’ nga veprimet e një prej lojtarëve të tij më të vjetër – i cili pati një rol kryesor në ndihmën e skuadrës për të arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2018.