Vedat Muriqi është bërë lojtar i ri i Lazio.
Për kalimin e tij në Serie A, ka shkruar tashmë edhe ish-skuadra e tij Fenerbahçe.
“Rruga jote qoftë e hapur dhe gjithmonë e suksesshme Vedat Muriqi’, thuhet në postimin e tyre.
26 vjeçari në 36 ndeshje në Fenerbahçe sezonin e fundit ka shënuar 17 gola, ndërsa ka dhuruar edhe shtatë asistime.