Federata italiane me rregulla të rrepta, ç’do të ndodhë pas ndeshjes Juventus-Milan

Federata italiane vazhdon të studiojë protokollin e karantinës dhe do të izolojë dhe testojë lojtarët menjëherë pas ndeshjeve të kupës së Italisë. Sot në Itali rikthehet futbolli me sfidën gjysmë-finale të kthimit mes Jventusit dhe Milanit.

Sipas asaj që shkruan “Il Messaggero” Juventus dhe Milan do të izolohen dhe testohen menjëherë pas ndeshjes së sotme. Edhe nëse analizat dalin negative, dy testime të tjera do të kryhen para dhe pas ndeshjes së ardhshme.

Karantina 14 ditore do ta vendoste në rrezik serioz Serinë A dhe për këtë arsye federate italiane po kërkon ti kontrollojë futbollistët.


Shtuar 12.06.2020 12:10