Caktohet data për fillimin e sezonit në Serie A

FIGC ka vendosur se Serie A, Serie B dhe Serie C mund të rifillojnë kampionatin, ndërsa diçka e njëjtë nuk do të ndodh me Serie D, ndërsa sezoni i ri mund të fillojë më 1 shtator.

Në këtë takim të mbajtur sot, janë marrë disa vendime, raporton Sky Sport Italia.

Tri ligat kryesore të Italisë mund të rikthehen për të vazhduar sezonin 2019/2020.

Serie A pritet të rifillojë më 13 qershor, dhe një vendim përfundimtar do të merret më 28 maj.

Në lidhje me sezonin e ri, është vendosur që ai të fillojë nga 1 shtatori.


Shtuar 20.05.2020 15:25