Fati ishte “Lojtari i Ndeshjes”, La Liga nuk mund t’ia jepte çmimin për shkak të moshës

Ansu Fati shkëlqeu sot në ndeshjen e parë të Barcelonës në ‘Camp Nou’.

Anësori spanjoll shënoi dy golat e parë të këtij takimi, për t’i dhënë Barcelonës epërsinë prej 2:0.

Ai fitoi edhe një penallti, të cilën më pas në gol për 3:0 e konvertoi Lionel Messi.

Këto statistika kanë bërë që Ansu Fati të ishte më i miri i ndeshjes, por La Liga nuk pati të drejtë t’i jepte këtë çmim.

Gjithçka vjen si pasojë se kompania e birrës, Budweiser sponsorizon La Ligan.

Kësisoj, Ansu Fati si 17 vjeçar nuk mund të ketë një trofe individual që sponsorisohet nga produkte +18.

Si pasojë e kësaj, Jordi Alba fitoi çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’.


Shtuar 28.09.2020 06:19