Falsifikim i pasaportës, Ronaldinho mund të dëbohet me kaq vite burg

Një nga futbollistët më të mirë të dekadës së parë të shëkullit të 21 është arrestuar në Paraguai paraditen e së premtes.

Ronaldinho dhe vëllai i tij u arrestuan me të mbërritur në Paraguai, për falsifikim pasaporte.

Ish ylli i Barcelonës ishte ftuar në Paraguai për të promovuar librin e tij ‘Gjeniu i jetës’, dhe për të marrë pjesë në një ngjarje bamirësie.

Sipas ligjit në Paraguai, dënimi më i rëndë për posedimin e dokumenteve të rreme është pesë vite burgim.

Për situatën e Ronaldinhos pritet të vendoset shumë shpejtë, me lojtarin që insiston se ka qenë viktimë e një mashtrimi.


Shtuar 7.03.2020 18:03