Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e kishte deklaruar më parë që bashkë më skuadrën do të respektonin pushimet e dimrit dhe ndeshjen kthyese të FA Cup do ta drejtonte trajneri i akedimsë së Liverpoolit.
Liverpooli u ndal me barazim 2:2 nga Shreësbury në stadiumin Neë Meadoës, duke bërë që klubi i nivelit të tretë të futbollit të Anglisë ta fitojë një rindeshje në Anfield javën tjetër.
Por, kjo ndeshje bie gjatë pushimit dimëror të klubeve të Premierligës, kur Kloppi u kishte premtuar lojtarëve të tij se do të kishin mjaftueshëm pushim për t’u rikuperuar para se ta nisin pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Klopp u kritikua për vendimin e tij për të mos marrë pjesë as ai e as lojtarët e ekipit të parë në këtë ndeshje, pasi që shumë persona sugjeruan se ai po tregonte mungesë respekti ndaj FA Cup dhe të tjerët e quajtën atë përtac. Mirëpo, gjermani është tërhequr nga premtimi i tij dhe do ta shikojë ndeshjen nga kompjuteri i tij personal pasi ndeeshja nuk do të transmetohet as në televizon.
Neil Critchley, trajneri i ekipit U-23 të Liverpoolit, do ta drejtojë një skuadër të ekipeve U-20 dhe U-19, kundër klubit të League One, niveli i tretë i futbollit në Angli, para një turme prej 50 mijë tifozëve. Critchley ka insistuar se Kloppi do të jetë në kontakt me skuadrën gjatë ndeshjes.