Evra mezi mban lotët pas humbjes turpëruese të Man United, i kërkon Sky Sports të shkëputë kontratën (VIDEO)

Manchester United humbi 6-1 nga Tottenhami në Old Trafford.

Ish-lojtari i Djajve të Kuq Patrice Evra tani është analist në Sky Sports, por vazhdon të jetë përkrahës i madh i Man Utd ku kaloi nëntë sezone.

39-vjeçari duke e parë formën e dobët të Man Utd tha se në këtë sezon do të ketë humbje të tilla dhe ai nuk do të jetë në situata të vështira dhe kështu i kërkoi Sky Sports t’ia shkëpusin kontratën, më këtë mori edhe një shembull interesant.

“Alexis Sanchez dha një koment kur nënshkroi me Man United, në stërvitjen e parë i kërkoi agjentit t’ia shkëputë kontratën. Kjo është ajo që edhe unë do ta pyes Sky. Me të vërtetë dua që të përfundojë kontratën time me Sky”.

“Është ndeshja ime e dytë, si person jam pozitiv dhe nuk dua të flas kurrë për Man United sepse kur e flet të vërtetën ajo dhemb. Unë e dua klubin tim”, ka thënë Evra i emocionuar.


Shtuar 5.10.2020 14:18