Evertoni ka gati 30 milion euro për Rabiot

Adrien Rabiot mund të largohet nga Juventusi pas vetëm një viti që kur u bashkua nga PSG.

Sipas “Mercado”, për francezon ka shfaqur interesim të madh Evertoni.

Ancelottit i pëlqen shumë mesfushori i Juventusit dhe është i gatshëm të shpenzoj 30 milionë euro për ta transferuar në Premierligë.

Rabiot nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme te skuadra e Sarrit dhe tashmë është i gatshëm të largohet.

Nga ky transferim do të fitonte edhe Juventusi që e transferoi Rabiotin me parametra zero.


Shtuar 4.06.2020 09:10