Everton kërkon një mesfushor, Ancelotti propozon lojtarin e Juventusit

Dëmtimi i Andre Gomes, ka bërë që drejtuesit e Evertonit të futen në merkato për të kërkuar shërbimet e një mesfushori cilësorë.

Sipas atyre që raportojnë mediat italiane, trajneri i klubit, Carlo Ancelotti u ka propozuar drejtuesve të negociojnë me Juventusin për Emre Can.

Futbollisti turko-gjerman nuk po gjen hapësira tek bardhezinjtë dhe për këtë arsye dëshiron largimin nga ekipi. Gjithashtu edhe Juventusi do të ishte i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje pasi do të kursente rrogën prej 5 milionë eurosh që ka futbollisti.

E gjithë kjo situatë, duket se do të sjellë një dakortësi me palëve për arritjen e kësaj marrëveshje.


Shtuar 18.01.2020 13:12